E premte, 24 Janar, 2025

“T’i kthejnë fëmijët në banka dhe të mos t’i përdorim ata si monedha për kusuritje”

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tall me kryesindikalistin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pas një takimi që patën në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për grevën.

Kurti e përqeshi Jasharajn i cili i kishte thënë atij që t’i ndihmoi si vëlla për mirëqenien e mësimdhënësve duke ua dhënë shtesën prej 100 eurove deri në miratimin e Ligjit për Pagat.

- Advertisement -

“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër. Kryeministri nuk bënë pazare”, pati thënë Kurti pas takimit në qeveri.Por për dallim nga kryeministri që nuk i pëlqejnë lutjet vëllazërore, deputeti i partisë së tij, Jahja Kokaj, ka një lutje të tillë për sindikalistët.

“Më lejoni që të ushtrojë një lutje të sinqertë vëllazërore që t’i kthejnë fëmijët në mënyrë urgjente dhe pastaj të ulen. Kudo që të më thërrasin unë si anëtarë i Komisioni për Arsim jam në gjendje ditë e natë të jem me ta në ballë të aktivitetit të tyre. T’i kthejnë fëmijët në banka dhe të mos t’i përdorim ata si monedha për kusuritje”, tha Kokaj, deputet i LVV-së në TëVë1.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...