Thyhet objekti i shkollës në Gjyrkoc të Shtimes, hajnat vjedhin një laptop

- Advertisement -

Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me vjedhjen e një laptopi në një shkollë në fshatin Gjyrkoc të Shtimes.

- paragrafi 1 -

Sipas policisë, nga drejtori i shkollës kanë mësuar se disa persona të panjohur janë futur me dhunë në shkollë, e kanë marr një laptop dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

- Advertisement -

“Fsh. Gjyrkoc, Shtime 03.01.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net