E diel, 23 Shkurt, 2025

Thyhet akulli, zv.ministri i Arsimit takon Rrahman Jasharaj – flasin për koeficientin e pagave

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke iu përgjigjur ftesës, u takua me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, me të cilin diskutoi për fillimin e vitit të ri shkollor, pakënaqësitë dhe kërkesat e mësimdhënësve karshi Qeverisë.

Kryetari i SBAHSK-ut, Rrahman Jasharaj, kërkoi nga Kelmendi që takime të tilla mes MASHTI-t dhe Sindikatës të ketë më shpesh ngase sipas tij në këtë mënyrë mund të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe zgjidhen problemet aktuale në arsim.

- Advertisement -

Kryetari Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore këtë vit të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla si dhe të ketë libra të rinj për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët, pra nga klasa 1 deri 9.

Kryetari i SBASHK-ut, Rahman Jasharaj kërkoi nga zv. Ministri Kelmendi që Qeveria të bëjë rritjen e koeficientit për mësimdhënës dhe të plotësohen edhe kërkesat tjera të anëtarësisë, të cilat në formë të shkruar ia dorëzoi zv/ministrit Kelmendi. Jasharaj u shpreh se kur ka dialog dhe angazhim për realizimin e kërkesave të anëtarësisë atëherë nuk ka kërkesa për veprime sindikale.

Nga ana e tij, zëvendësministri Taulant Kelmendi premtoi se do t’i shqyrtojë me kujdes kërkesat e SBASHK-ut e pastaj informoi kryetarin Jasharaj për angazhimet dhe përgatitjet që po bën MASHTI lidhur me vitin e ri shkollor.

Në këtë takim bashkë me kryetarin Jasharaj kanë qenë edhe zyrtari ligjor Blendor Shatri dhe zyrtarja për trajnime dhe informim Drita Vitia Zeneli.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...