Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm, stafi i shkollës “Fetah Qerimi”, respektivisht paralelja e ndarë në fshatin Zhegoc, ka konstatuar dëmtime në objektin shkollor, ku janë thyer xhamat pothuajse në tërësi, shkruan AlbanianEducation.net.
DKA po thotë se me rastin po merret Policia e Kosovës.
Njoftimi i Drejtorisë Komunale të Arsimit:
Njoftim
Të nderuar qytetarë dhe pjesëtarë të komunitetit arsimor,
Në mëngjesin e sotëm, stafi i shkollës “Fetah Qerimi”, respektivisht paralelja e ndarë në fshatin Zhegoc, ka konstatuar dëmtime në objektin shkollor, ku janë thyer xhamat pothuajse në tërësi.
Për shkak të kushteve të papërshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor, Drejtoria Komunale e Arsimit ka vendosur që nxënësit e kësaj paraleleje të zhvendosen përkohësisht në shkollën amë në Verbicë të Zhegocit, deri në përfundimin e punimeve të nevojshme për rikthimin e funksionalitetit të objektit.
Me rastin e lartpërmendur po merret Policia e Kosovës.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.