Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve për respektimin e rregullit që ndalon përdorimin e celularëve në shkolla.
Qëllimi, sipas ministres, është që ora e mësimit të mbetet prioritet, pa shpërqendrime nga teknologjia.
Postimi i saj i plotë:
Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku me nxënës, mësues e prindër për respektimin e rregullit që ndalon përdorimin e celularëve në shkolla me qëllim që ora e mësimit të jetë prioritet, si dhe aktivitetet pas-shkollore të kthehen në një vlerë që ushqen talentin e fëmijëve, i orientojnë drejt zanateve dhe stimulojnë një mjedis social e kreativ të shëndetshëm.