Thirrje për mësues në Belgjikë për dhënie mësimi në Gjuhën Shqipe

- Advertisement5 -

Shoqata “Iliriada” ka bërë  thirrje të gjithë atyre që jetojnë në Belgjikë, veçanërisht në Vlaanderen, Antwerp dhe Sint-Niklaas, dhe që kanë dëshirë, vullnet dhe përkushtim për të kontribuar në arsimimin në gjuhën shqipe, të bashkohen për të dhënë mësim në shkollën shqipe “Iliriada” në Antwerp dhe në qytetin e Sint-Niklaasit.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - M1

THIRRJE PËR MËSUES NË BELGJIKË PËR DHËNIE MËSIMI NË GJUHËN SHQIPE 🇦🇱

Të nderuar arsimdashës, mësues dhe mësuese,

Shoqata “Iliriada” ju bën një thirrje të përzemërt të gjithë atyre që jetojnë në Belgjikë, veçanërisht në Vlaanderen, Antwerp dhe Sint-Niklaas, dhe që kanë dëshirë, vullnet dhe përkushtim për të kontribuar në arsimimin në gjuhën shqipe.

- Advertisement - m2

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të dhënë mësim në shkollën shqipe “Iliriada” në Antwerp dhe në qytetin e Sint-Niklaasit. Kontributi juaj është i çmuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës sonë tek brezat e rinj.

Të gjithë dashamirët e arsimit janë të mirëseardhur!

Për më shumë informacione dhe për t’u bërë pjesë e stafit tonë, ju lutemi na kontaktoni:
32 468 29 05 12
32 487 18 50 41
32 494 71 57 51
Email: [email protected]
Me respekt,Ismet Ademi
Kryetar i Shoqatës “Iliriada”Vlaanderen