Studentja e studimeve master në Fakultetin e Edukimit, Adisa Hajdari, është duke realizuar një hulumtim në kuadër të temës së diplomës, i cili trajton qëndrimet e mësimdhënësve në formim dhe mësimdhënësve në detyrë ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin mësimor.
Në kuadër të këtij hulumtimi është hartuar një pyetësor që synon të mbledhë mendimet, përvojat dhe perceptimet e pjesëmarrësve lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim.
Përmes një thirrjeje publike, ajo fton edukatorët dhe mësimdhënësit që të kontribuojnë duke plotësuar pyetësorin, në mënyrë që rezultatet e hulumtimit të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.
Sipas autores së hulumtimit, pjesëmarrja është plotësisht vullnetare, ndërsa të gjitha të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime akademike dhe do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Pyetësorin e gjeni në këtë link:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeJZukXC9gKAO2hao297-Y7FtwRw9H6tED-AFFgOKKaQnw1tA/viewform