E diel, 23 Shkurt, 2025

Thirrja e mësueses të Diasporës: Shqipja të mësohet zyrtarisht në shkolla

- Advertisement1-

Boralda Petromilo Papajani punon prej 5 vjetësh si mësuese në Athinë.

Ajo erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të treguar historinë e jetës së saj dhe si arriti të bëhet mësuese e gjuhës shqipe në Greqi.

- Advertisement -

Mësuese Bora përcjell dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, që të mbështesë mësuesit e Diasporës, të mundësojë trajnime për mësuesit shqiptarë që jetojnë në Greqi, Itali, apo kudo në Diasporë dhe që shqipja të mësohet zyrtarisht në shkolla.

“Unë ika nga Shqipëria në 1993-shin. Sapo kisha mbaruar shkollën e lartë për mësuesi. U njoha me burrin në Greqi, u martuam, krijuan familje, u bëmë me dy fëmijë. I shkollova. Nuk e mendoja dot që fëmijët e mi të ishin pa shkollë të lartë. Kur regjistrova të dy fëmijët në shkollë të lartë, vendosa t’i përkushtohem vetes. U lidha me organizata të ndryshme. Puna ime në Greqi si mësuese nisi në 2019-ën. Përktheva dhe diplomën, e licencova dhe jam tani një mësuese e Diasporës e licencuar. Shteti grek më licencoi si mësuese të gjuhës shqipe.

Në Greqi nuk jepet zyrtarisht mësim i gjuhës shqipe, prandaj duam dhe mbështetjen e shtetit shqiptar, për trajnime të ndryshme. Nuk jepet sepse nuk është bërë bashkëpunimi mes dy shteteve. Prandaj ne mësueset e Diasporës kudo ndodhemi, sidomos në Greqi dhe Itali duam mbështetjen e shtetit shqiptar për metoda të reja, për trajnime, për të futur gjuhën shqipe në kurrikulat e shkollës. Shqipëria bën kërkesën dhe Greqia e shqyrton. Unë jam këtu për të thënë se kemi një arritje shumë të madhe sivjet. Sepse japim mësim në dy shkolla publike, pasdite. Puna jonë është vullnetare. Puna jonë nuk paguhet. Po gjithësi jemi të lumtur me arritjen tonë.”, thotë mësuese Bora në DritareTV

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...