THIRRJA E FUNDIT: Të ndalohet me ligj bartja e telefonit në klasë për nxënësit dhe mësimdhënësit

- Advertisement -

Përdorimi i celularëve nga nxënësit e arsimit parauniversitar, vijon të jetë një sfidë e madhe jo vetëm për trupat pedagogjike, por edhe për vetë institucionet arsimore vendore.

- paragrafi 1 -

Pavarësisht masave të marra në nivel shkollash, drejtorishë arsimore, urdhërash dhe udhëzimesh nga ministria e Arsimit, fenomeni vijon të përhapet me shpejtësi, duke sjellë jo pak anomali përgjatë procesit mësimor.

- Advertisement -

Për të frenuar këtë femomen ministria e Arsimit dhe ajo e Financave në Shqipëri kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili synon që nxënësit e arsimit parauniversitar, si dhe mësuesit, ta kenë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit.

Udhëzimi këtë radhë nuk ka si objekt vetëm nxënësit e sistemit parauniversitar, por edhe vetë mësuesit, që do të jenë duke punuar brenda shkollës.

Udhëzimi që mban firmën e ministreve Kushi dhe Ibrahimaj, kërkon qartazi ndalimin e përdorimit të telefonit cellular, si nga nëxnësit ashtu edhe nga trupa pedagogjike.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit e saj të cilët i ka pyetur: a duhet të ndalohet me ligj bartja e telefonit në klasë nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

88% e lexuesve janë përgjigjur PO nuk duhet t’iu lejohet telefoni në klasëas nxënësve as mësimdhënësve.

12% janë përgjigjur JO nuk duhet ndaluar bartja e telefonit në klasë.

 

S’ka më telefona gjatë orës së mësimit: Nxënësve dhe mësuesve shqiptarë u ndalohet përdormi i tyre me ligj

/AlbanianEducation.net/.