E diel, 19 Janar, 2025

Theret me thikë një nxënës në Lipjan, është në gjendje të rëndë shëndetësore

- Advertisement1-

Dy grupe të nxënësve në oborrin e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në mesditën e të mërkurës kanë nisur përleshje fizike, ndërkohë janë përdorur edhe mjetet e mprehta.

Lëndime mjaftë të rënda nga therja me thikë ka marrë një nxënës i mitur i kësaj shkolle i cili është dërguar menjëherë në emergjencë.

- Advertisement -

Policia ka bërë të ditur se njëri prej të përfshirëve ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Kurse një tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qendra Klinike e Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se nxënësi që u ther me thikë të mërkurën është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i tha KOHËS se ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, e është nën mbikëqyrje të ekipeve mjekësore.

“Nxënësi është në gjendje të rëndë. Është pranuar në Kirurgjinë Abdominale. Është në përcjellje njëherë”, tha Fazliu.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...