E premte, 10 Janar, 2025

Thërrasin gjyshërit në studio, 4 gjimnazistët rrëfejnë për lidhjet e veçanta

- Advertisement1-

Orest, Nigersa, Ola dhe Njazi janë katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Myslym Keta”, të cilët i ka sjellë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan dëshira për të surprizuar gjyshërit.

Secili prej tyre ka thirrur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” njërin prej gjyshërve të tyre për t’i thënë diçka.

- Advertisement -

Nigersa ka sjellë gjyshin e saj, Lleshin, i cili ka 15 nipër e mbesa, por ajo është e preferuara e tij. Ola ka sjellë gjyshen Zhulietë, që siç përshkruan, është shumë energjike, ndonëse shumë kërkuese ndaj mbesës.

Njazi ka një histori pak më ndryshe se dy parafolëset. Ai është rritur nga gjyshërit pas ndarjes së prindërve dhe ka një lidhje të fortë me të dy. Në program ka zgjedhur të thërrasë gjyshen, Veroren

Njazi: Unë jetoj me gjyshen e gjyshin nga ana e mamit, domethënë unë jam rritur nga ajo. Ajo është shumë njeri i dashur për mua. Gjithmonë ka qenë krahu im.

Ardit Gjebrea: Kur thua që kam jetuar më shumë me ta?

Njazi: Ajo më ka rritur qëkur kam lindur domethënë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

- Advertisement -rrrrrrr

Njazi: Po.

Ardit Gjebrea: Po mami?

Njazi: Prindërit i kam të ndarë.

Ardit Gjebrea: Domethënë prindërit janë divorcuar, ti qëndron me mamin dhe është kujdesur më shumë gjyshja e gjyshi për ty.

Njazi: Po.

Ardit Gjebrea: Atëherë duhet të kesh një lidhje shumë speciale me gjyshen.

Njazi: Po, normale.

Oresti ka thirrur gjyshen Sefire sepse siç shpjegon, është njeriu që është kujdesur më shumë për të.

Orest: Unë kam sjellë gjyshen nga ana e babit, pasi gjyshin s’e kam. Raporti im me gjyshen është shumë i ngushtë pasi është një nga personat më të rëndësishëm për mua dhe unë jetoj me të. Është personi që më ka rritur më shumë pasi gjatë kohës që prindërit ishin në punë, gjyshja ka qenë personi që është kujdesur më shumë për mua.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...