Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkesë për ankesë.
Një prej komisioneve ëhtë ai për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona, shkruan AlbanianEducation.net.
“Çdo qytetar që konsideron se i është cenuar e drejta, ka adresë institucionale për ta kërkuar drejtësinë. Ftoj të gjithë që ankesat dhe kërkesat t’i drejtojnë pranë komisioneve përkatëse, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri”, ka shkruar Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kam marrë vendim për themelimin e katër komisioneve nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese:
1. Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona
2. Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale
3. Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS
4. Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS
Çdo qytetar që konsideron se i është cenuar e drejta, ka adresë institucionale për ta kërkuar drejtësinë. Ftoj të gjithë që ankesat dhe kërkesat t’i drejtojnë pranë komisioneve përkatëse, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri.
Angazhimi im mbetet i qartë: trajtim i barabartë për secilin, zbatim strikt i ligjit dhe asnjë tolerim ndaj padrejtësive.
Sinqerisht,
Andin Hoti