E shtunë, 18 Janar, 2025

Thellohet tragjedia në Velipojë: Pas mamasë dhe dy vajzave vdes edhe 12-vjeçari

- Advertisement1-

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.


I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.

- Advertisement -

Enriko së bashku me dy motrat, Klarisën, Danielën dhe nënën e tij u dërguan në Itali për kurim, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, duke i lënë një plagë të thellë kryefamiljarit Arbenit, i cili prej vitesh jetonte në emigracion.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

Lexo edhe : Champions League/ Dortmund nuk zhgënjen ndaj Besiktas, fitore historike për Sheriff Tiraspol (Video)
Për ngjarjen policia arrestoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....