Një studim i bërë së fundmi tregoi se prindërit që kanë vajza, kanë më shumë shanse të përfundojnë në divorc në krahasim me ata që kanë djem.
Në studim u trajtuan më shumë se 2 milion martesa në Holandë për dhjetë vjet. Hulumtimi tregoi se rreziqet e divorcit shtohen me rritjen e fëmijëve.
Rreziku më i madh që çiftet të përfundojnë në divorc, sipas studimit, është në periudhën e adoleshencës së vajzave. Sidoqoftë, ky rrezik ulet, tregon studimi, në rastet kur vetë baballarët kanë motra.
Krahasuar me grupet e të dhënave të përdorura në shumicën e studimeve të mëparshme, të dhënat Holandeze janë shumë gjithëpërfshirëse.
Ato të lejojnë të shohësh datat e sakta të dasmave, lindjeve dhe divorceve në mënyrë që studimi të thellohet për të pasur një përfundim më të saktë. Më e rëndësishmja, të dhënat lejojnë të shikohet gjinia e fëmijëve të çifteve, dhe se sa kohë pas lindjes së tyre çiftet u ndanë, informon dritare.net.
Studimi zbuloi se deri në moshën 12 vjeç, nuk ka dallime midis rreziqeve të divorcit me të cilat përballen prindërit e djemve dhe vajzave. Midis moshës 13 dhe 18 vjeç, prindërit e vajzave ( fëmija i parë) divorcohen më shumë sesa prindërit e djemve.
Shanset e divorcit gjatë kësaj periudhe janë 10.7% për prindërit e djemve, dhe 11.3% për prindërit e vajzave. Në terma relativë, kjo do të thotë që prindërit me vajza adoleshente përballen me 5% rreziqe më të larta divorci sesa prindërit me djem adoleshentë, informon dritare.net.
Rreziku më i madh është kur fëmija është në moshën 15-vjeçare, kur rreziku me të cilin përballen prindërit me vajza është gati 10% më i lartë se rreziku me të cilin përballen prindërit me djem. Rreziku për divorc mes prindërve, ulet sapo fëmija mbush 19 vjeç.
Megjithëse nuk mund të vendoset asnjë lidhje shkakësore nga të dhënat holandeze, nivelet më të larta të divorcit mund të shpjegohen nga marrëdhëniet e tensionuara midis vajzave në adoleshencë dhe prindërve të tyre, informon dritare.net.
The Ekonomist: Prindërit e vajzave, kanë më shumë të
Shkencëtarët socialë sugjerojnë se ka disa arsye pse vajzat mund të rrisin rreziqet e divorcit për prindërit e tyre. Një teori e vërtetuar mirë thotë se disa prindër kanë preferenca kulturore ose shoqërore për djemtë. Një teori tjetër supozon se nevoja e djemve për një model mashkull, i bën baballarët më të përkushtuar në martesë.
Një fakt tjetër interesant është edhe diferenca që bën në martesë, nëse burri është rritur me një motër. Baballarët që kanë janë rritur me motra kanë një marrëdhënie më të kuptueshme me vajzat adoleshente.