E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Teuta Krasniqi kujton terrorin e luftës në Bllacë: Babai më kishte dhënë 10 markat e fundit të tij me një numër telefoni për vendin ku do të shkonim

- Advertisement1-

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi ka bërë një rrëfim shumë interesant në emisionin “Prive”.


Teksa ka treguar pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, Teuta ka veçuar një ndër to periudhën e luftës dhe largimin nga Kosova.

- Advertisement -

Ajo kujton se kishte qenë bashkë me babanë e saj, Milazimin, nënën dhe motrën e saj, Bubulinën, në Bllacë, ku kishin hasur në një person që nga përzierja e turmës kishte humbur vajzën e tij dhe nuk po e gjente.

Duke qenë se Teuta ishte fëmija i madh në familje, ajo tha se babai e ngarkoi atë me një detyrë shumë të rëndësishme duke i dhënë paratë e fundit që kishte, në të cilat ishte i shkruar një numër telefoni – e që ishte numri i destinacionit ku ata do të shkonin.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë kur një baba e kërkoi vajzën e tij e cila i humbi diku në turmë edhe që nganjëherë ende vazhdoj ta dëgjoj zërin e tij duke e thirrë çikën e vet me emrin Arta. Pas asaj situate, babai më afroi afër vetes dhe i nxori 10 marka të vetmet që i ka pasur në xhep të paluara deri në katërfish dhe një numër telefoni që ma dha me fjalën që ‘Tuti, ti nuk je më e vogël, je e madhe dhe çkado që ndodh nëse veç ndahemi ,krejt çfarë duhet të bësh është të thërrasësh në këtë numër telefoni dhe të mbërrish deri në Tetovë dhe këto janë paratë dhe ky është numri”, ka thënë aktorja Krasniqi.

Ajo shtoi se tani që është prind vet e kupton fare mirë se sa e vështirë ka qenë për prindërit e saj në atë kohë që “ta rrisin para kohe” dukee ngarkuar me një detyrë të tillë.

Teuta u shpreh se përgjegjësia e dhënë gjatë asaj periudhe të kobshme, bëri që ajo kurrë të mos “kthehet më në një fëmijë pas asaj kohe”, por të ndjehet si e rritur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...