E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Tetori rozë”, me ngjyrën më të bukur të jetës, u shënua në shkollën “Musa Hoti”

- Advertisement1-

Muaji i sensibilizimit të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit u shënua me aktivitetin e organizuar nga arsimtaret: Anduena Ademi Jusufi, Arbenita Pestova Vërbiqi, Ajshe Beshiri si dhe me nxënësit e shkollës, të cilët ishin shumë kurioz të njiheshin me të papriturat që sjellë kjo sëmundje.

Ligjëratat e Hava Kosumi, profesioniste shëndetësore, që prekën aspektin preventiv dhe shërues si dhe të psikologes Albulena Kurti, e cila preku aspektin psikologjik dhe emocional të personave të prekur nga kanceri i gjirit ishin përmbajtësore dhe shumë profesionale.

- Advertisement -

Kuptim dhe jetë këtij organizimi i dha Valbone Sadiku, aktiviste, grua dhe nënë e fortë, që e fitoi betejën dhe vazhdon jetën plot elan dhe vendosmëri duke realizuar projekte të ndryshme në të mirë të shoqërisë dhe shtetit. Ajo është një shembull dhe inspirim që frymëzon gjenerata dhe që me fjalët e saj motivoi nxënësit tanë, se si duhet te ballafaqohen me sfidat, që duken të papritura e të patejkalueshme, por kur njeriu mbledh forcë dhe ka vullnet, i tejkalon ato.

Bukurinë këtij organizimi ia shtuan nxënëset e shkollës, të cilat me diskutimet dhe fjalët e tyre treguan një intelegjencë dhe dije të jashtëzakonshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...