E hënë, 4 Nëntor, 2024

Tetori rozë: Mamografi falas afër vendbanimit në të gjithë Shqipërinë, ja oraret për kontroll!

- Advertisement1-

Me rastin e tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ekzaminimet do të jenë falas.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminimet për të gjitha gratë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja shkruan se ndodhemi në kushtet e epidemisë dhe duhen respektuar me rigorozitet masat anti-COVID në fushatën për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ministrja e shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

“Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Edhe në kushtet e epidemisë, me masa #antiCOVID do të vijojmë fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit falas, afër vendbanimit

Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur  nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00. Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit  Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!”, shkruan Manastirliu.

Mamografia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale kundër virusit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...