Një grup floktarësh, në bashkëpunim me InStyle, kanë përzgjedhur 8 ngjyrat trend të dimrit dhe me siguri, do të befasoheni me disa prej tyre
Ka ide mjaftueshëm, edhe për “guximtarët” edhe për ata që duan të qëndrojnë në konstanten e tyre.
Foilayage
Me siguri, një fjalë e re për ju, “foilayage” është bashkim i “foils” dhe “balayage”, që duken pak a shumë kështu:
Ndërsa foilayage:
“Kjo është një nga ato ngjyra që duhet mirëmbajtur çdo tre muaj, thonë parukierët për InStyle.
Ngjyrat një-dimensionale
Nuk mund të themi me siguri nëse po ikën epoka e highlights dhe bayalage (edhe pse, sapo erdhi foilayage), por këtë dimër, një nga trendet është: Ngjyra e njëtrajtshme e flokëve, pa fije, pa hije dhe asgjë nga këto.
E bardha e argjendtë/Gri
Sidomos në flokët të shkurtër, kjo mund të jetë një nga ngjyrat më me elegancë. Ama, sigurohuni që ta kombinoni gjithnjë me një penel ose buzëkuq, pasi mund të krijojë një efekt zbehtësie në fytyrë.
E zeza “Jet”
Sipas stilistëve, një nga arsyet pse kjo ngjyrë pritet të jetë trend është e thjeshtë: Mund të realizohet lehtë në shtëpi, duke evituar shkuarjen tek parukeria dhe rrjedhimisht, duke kursyer para e duke mos rrezikuar veten nga virusi. Shkëlqimi i kësaj të zeze nuk njeh kohë!
Roza “Cotton Candy”
Roza pastel, që dikur mendohej thjesht si një ngjyrë adoleshentësh, tashmë pritet të jetë një nga ngjyrat më të përhapura gjatë sezonit të dimrit. Ndoshta, ka ardhur koha që ngjyrat mos t’ia lëmë vetëm verës dhe të rinjve. Trendin e sollën shumë të famshëm, që lyen flokët gjatë karantinës me ngjyra si rozë apo blu.
Biondja e akullt
Ky dimër do ketë shumë Elsa të “Frozen” dhe mezi presim t’i shohim të gjitha.
Ngjyrë bakri
Si një nuancë e të kuqes, por jo ekzaktësisht ashtu, kjo është zyrtarisht, një nga nuanca më të bukura të vitit 2021.
Biondja e Artë
Këtë sezon, sa më të arta dhe me shkëlqim, aq më IN janë flokët biondë.