Mbi 18 mijë maturanë po i nënshtrohen sot Testit të Maturës në Kosovë.
Sipas portalit “Koha”, njëjtë si viteve të kaluara, edhe këtë herë pyetjet e përgjigjet e testit janë shpërndarë në disa grupe në Viber.
Madje, raportohet se disa prej tyre kanë mbi dy mijë anëtarë.
MAShT kishte ndërmarrë disa hapa për ta penguar kompjimin, megjithatë, komunikimi online ka vazhduar.