“Testi i maturës nuk ka kuptim më”

- Advertisement -

Të shtunën u mbajt afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e kaluar.

- paragrafi 1 -

Njëjtë sikurse në afatin e parë edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testeve nëpër rrjete sociale të ndryshme.

- Advertisement -

Kjo ka ngjallë reagime të shumta.

Naim Rashiti nga Grupi i Ballkanit për Politika thotë se testi i maturës nuk ka kuptim.

“Sot më së miri dëshmohet edhe njëherë se testi i maturës nuk ka kuptim më. Është sistemi më i korruptuar dhe diskrimunues veçmas ndaj nxënësve të mirë. Duhet të elimonohet në tërësi dhe menjëherë. Edhe ashtu në vitet në vijim shumica e shkollave do të mbesin me shumë pak nxënës”, ka shkruar ai.