E hënë, 24 Shkurt, 2025

Testi i Arritshmërisë, Pupovci: Nxënësi që del nga klasa nuk kthehet më

- Advertisement1-

Më 04 dhe 14 qershor 2022, nxënësit që kanë përfunduar klasën e 9-të do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, test ky që ditën e parë mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe në lëndën e gjeografisë, kurse në ditën e dytë mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha në Argument Plus të RTV21, se këtë vit ka rregulla të reja në procesin e testimit të nxënësve.

- Advertisement -

Ai veçoi rregullin që, tha se vlen për Arritshmëri dhe testin e Maturës po ashtu, që nxënësi i cili del nga testi nuk kthehet më në klasë.

“Do të thotë, deri tash është lejuar që nxënësi të dal e përsëri të kthehet. Sivjet më ajo nuk vlen. Shpeshherë edhe pyetjet janë shpërndarë shkak i daljes nga klasa ”, tha ai.

Pupovci bëri të ditur që Testi i Arritshmërisë do të organizohet në atë mënyrë që të ketë numër sa më të vogël të nxënësve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit në të njëjtën kohë.

“Testi do të jetë një orë e gjysmë”, tha Pupovci në RTV21.

Testi i Arritshmërisë është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat nxënësit i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre në fund të nivelit II (klasat 6-9) të arsimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën shtetërore të Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...