Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë këtë të premte.
Zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë thënë se janë të angazhuar mbi 1500 administrues dhe se do të marrin masa në rastet kur do të provohet të ketë kopjime, nga nxënësit.
Pajisjet e nevojshme:
Lusim të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me:
• Laps, gomë, stilolaps (kimik)
• Libreza shkollore
Sipas Ministrisë së Arsimit, rezultatet e testit te arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, pritet të shpallen deri më 5 korrik. /AlbanianEducation.net/.