Testet e mësimdhënësve – SBASHK me njoftim të fundit

- Advertisement5 -

SBASHK të premten organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin përfunduar trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1 dhe moduli 2.

- paragrafi 1 -

Testet u administruan nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri, derisa i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Mitrovicë, Isa Ismajli.

- Advertisement -

Trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-mduli 1 ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Kadri Hyseni, kurse ai “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-mduli 2 nga trajneri Fevzi Selmani.

SBASHK të dielën mbajti testin edhe për një grup të mësimdhënësve në Pejë, i cili ishte udhëhequr nga trajneri Burim Karasniqi.

Testi u administrua nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtari Ligjor, Blendor Shatri. I pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Pejë, Isuf Lajqi i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit dhe testit.

- Advertisement -