E martë, 26 Nëntor, 2024

Test psikologjik: A je optimist për të ardhmen?

- Advertisement1-

Mos përtoni të mblidhni pikët!

Dini të shihni drejt së ardhmes apo jeni gjithnjë të fiksuar pas të kaluarës dhe ndjeni keqardhje për kohën që ikën? Sjelljet tuaja si përsa i përket çështjeve të zemrës, ashtu dhe atyre të punës, ndikohen ndjeshëm nga përvojat e së shkuarës, por edhe nga shpresa për të ardhmen, shkruan “Revista Psikologji”.

- Advertisement -

Plotësoni këtë test duke iu përgjigjur pyetjeve me sinqeritet: ndoshta do t’ju ndihmojë të keni një ide më të qartë rreth sjelljeve që bëni dhe vendimeve që merrni, transmeton lajmi.net.

  1. Jeta fillon:

a. 20 vjeç

b. 30 vjeç

c. 40 vjeç

  1. Sipas jush, është më e domosdoshme të mësoni:

a. Anglishten

b. Kompjuterin

- Advertisement -rrrrrrr

c. Artet marciale

  1. Filmi që shihni gjithmonë me kënaqësi është:

a. Gone with the wind

b. Blade Runner

c. Dirty Dancing

  1. Cili prej personave të mëposhtëm do të ishte më i përshtatshëm për një reklamë uji?

a. Një fëmijë.

b. Një kampion sportiv.

c. Një mal me dëborë.

  1. Dhurata më e bukur për ju është:

a. Një vazo me lule për ta mbajtur në shtëpi.

b. Një orë e një marke të njohur.

c. Një makinë llogaritëse.

  1. Ju pëlqen më shumë të dëgjoni:

a. Yves Montand

b. Miguel Bosè

c. Franco Battiato

  1. Cila është një dëshirë që e keni ëndërr në sirtar?

a. Një pozicion më i mirë në punë.

b. Të fitoj më shumë lekë.

c. Të takoj një mik që nuk e kam parë prej kohësh.

  1. Kur duhet të blini një pajisje elektroshtëpiake:

a. Zgjidhni modelin më të fundit të një marke të njohur.

b. Një model që ka shumë kohë që ka dalë në treg.

c. Krahasoni marka të ndryshme dhe zgjidhni në bazë të nevojave tuaja.

  1. Nuk do të jetoni dot pa:

a. Makinën

b. Telefonin

c. Televizorin

  1. Tryeza e kuzhinës suaj është:

a. Mermer

b. Material plastik

c. Dru

  1. Cili titull studimesh ka më shumë vlerë në kohët e sotme:

a. Diploma e shkollës së lartë.

b. Diploma e një shkolle profesionale.

c. Diploma e një trajnimi.

  1. Përse e blini gazetën?

a. Për t’u informuar mbi lajmet e reja.

b. Për të kaluar kohën.

c. Për të mësuar më shumë mbi lajmet rozë.

  1. Kur blini një këmishë, ju intereson:

a. Cilësia e copës.

b. Prerja dhe ngjyra, që të jenë në tendencat e modës.

c. Raporti cilësi-çmim.

LLOGARITJA E PIKËVE

Mblidhni shumën e pikëve që keni marrë për çdo përgjigje dhe pastaj lexoni profilin që i përket rezultatit të testit.

Nga 45 deri në 75 pikë

E jetoni realitetin e çdo dite duke u referuar tek e shkuara. Ndoshta është nostalgji, ndoshta nuk doni të braktisni të shkuarën për një rrugë të re, të cilën nuk e njihni. Përballë së resë preferoni të fshiheni pas asaj që njihni mirë dhe që e keni jetuar më parë. Kjo gjë rrezikon t’ju vërë në vështirësi edhe në ambientin e punës, sepse kolegët guxojnë dhe shpesh jua kalojnë. Ndonjëherë, pozicioni juaj i refuzimit është veçanërisht i fortë dhe vendimtar, sepse aspektet e karakterit tuaj korrespondojnë me realitetin e jashtëm: pasiguri, besim i ulët te vetja dhe te bota, pesimizëm. Pa mohuar vlerat që i jepni vetes, herë pas herë mundohuni të shihni me optimizëm edhe nga e ardhmja.

Nga 76 deri në 105 pikë

Bazuar në përgjigjet që keni dhënë, mund të themi se e keni arritur ekuilibrin: pa keqardhje për të shkuarën, pa shumë pritshmëri për të ardhmen. Vëmendja juaj është e përqendruar sidomos në situatën aktuale: zbulimet shkencore, kompjuterat, elektronika janë gjërat që ju entuziazmojnë dhe doni t’i shijoni dhe provoni menjëherë tani, në të tashmen tuaj. Por ka diçka që mund të bëni: mendoni për punën dhe të dashurit tuaj edhe drejt së ardhmes, në një këndvështrim “jetëgjatë”, duke u kujtuar njëkohësisht se zhgënjimet apo momentet e vështira të së kaluarës mund të jenë shumë të vyera për të përballuar në një mënyrë të re problemet e të sotmes.

Nga 106 deri në 135 pikë

Enegjia juaj më e madhe është e orientuar drejt së ardhmes. Në përgjithësi, ju entuziazmojnë të gjitha risitë e shkencës: mendoni se mund të përmirësohen si në fushën profesonale, ashtu dhe atë shtëpiake, por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë. Qëndrimi juaj bazë ju shtyn të merrni në konsideratë me besim dhe me optimizëm ato gjëra që do të ndodhin në vend që të mendoni për përvojat e së shkuarës. Ky mentalitet pa dyshim është pozitiv, sepse ju lejon që të jetoni gjithnjë me shpresë. Një këshillë e vogël: mos e shtyni gjithçka për të ardhmen, mos jetoni me shumë ëndrra për të nesërmen, përballuni dhe ndërhyni konkretisht edhe në të tashmen, në ato gjëra që po ndodhin tani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop