E martë, 25 Shkurt, 2025

Tërnava thirrje SBASHK-ut: Të ndërpritet greva, qysh nesër të fillojë mësimi

- Advertisement1-

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka bërë thirrje SBASHK-ut që të ndërpresë grevën në arsim dhe nxënësit, qysh nesër të kthehen në bankat shkollore.

Tërnava ka thënë se i mbështesin kërkesat e mësimdhënësve, por ka bërë thirrje që për hir të misionit të tyre në favor të edukimit të brezave, të tërhiqen nga greva dhe të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social.

- Advertisement -

Tërnava po ashtu i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që sa më parë të miratojnë Ligjin për Paga.

“Profesioni I mësimdhënësit është në premisat e misionit të shenjtë. Këtë detyrë mësimdhënësit e kanë kryer gjithmonë me vetëdije të lartë. Ne mbështesim kërkesën e tyre për pagë të dinjitetshme. Thërras SBASHK-un për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën, po ashtu edhe sindikatën e shërbyesve civilë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social. Apeloj te të dy udhëheqësit e sindikatave që në këto momente të tregohen të mençur dhe të urtë. Është koha për unitet veprues. Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve. Mbes me shpresë që nesër mësuesit t’i kemi në bankat shkollore”, tha ndër të tjera Tërnava në një konferencë për media.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...