Teoria tronditëse e një gruaje – thotë se ‘njerëzit nuk vdesin kurrë por vetëm zhvendosen në një univers tjetër’

- Advertisement -

Një grua ka ndarë teorinë e egër ku thotë se njerëzit nuk vdesin kurrë – dhe në vend të kësaj transferohen në një univers tjetër.

- paragrafi 1 -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joli, e cila e quan veten artiste filozofike, ka mijëra ndjekës në TikTok të cilëve iu thotë disa teori konspirative vërtet tronditëse.

- Advertisement -

Në një nga videot e saj të fundit, ajo shpjegoi teorinë e Pavdekësisë Quantum që, siç shpjegon ajo sugjeron se “askush nuk vdes kurrë”.

“Teoria e pavdekësisë kuantike sugjeron që askush nuk vdes në të vërtetë, se vetëdija nuk përjeton kurrë vdekjen”, ka thënë teksa flet për teorinë në fjalë.

@joli.artist

Reply to @manpreetthiara97 #consciousness #paralleluniverse #multiverse #mandelaeffect #berensteinbears #ChimeHasYourBack

♬ Horror, suspense, weirdness, ghost, UFO – Zassh

- Advertisement -

“Në vend të kësaj, sa herë që vdes në një univers, vetëdija jote thjesht transferohet në një univers paralel ku ju mbijetoni”, u shpreh ajo.

Ajo më pas sugjeron se njerëzit do të zgjohen në një univers tjetër pa kujtuar faktin se ata sapo i kanë mbijetuar një apokalipsi dhe aludimit për të kuptuar se ky është “efekti i ri i Mandelës”.

Efekti është një fenomen që bën të pyesim edhe kujtimet më të zakonshme nga e kaluara.