Tentohet të sulmohet fizikisht kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka mbajtur një takim me mësimdhënës në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ku ishte prezent edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut në nivel komunal së bashku me mësimdhënësit e kësaj shkolle.

- paragrafi 1 -

Dy nga arsimtarët prezent në mbledhje kanë kërkuar nga Jasharaj që të bëhet një listë ku do të votohet nëse mësimdhënësit janë pro apo kundër grevës aktuale në arsim.

- Advertisement -

Jasharaj ka garantuar që do të mbyll grevën nëse shumica e mësimdhënësve kërkon që të veprohet në atë mënyrë.

Në mbyllje të mbledhjes, një person i moshuar që ishte prezent në mbledhje ka tentuar të sulmojë Jasharajn kur ai ishte duke dalë nga dera e klasës ku po mbahej mbledhja.

I menjëhershëm ishte reagimi i pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët kanë larguar personin që sulmoi Jasharajn.

- Advertisement -

Para mediave, personi i moshuar tha se është kundër veprimeve të SBASHK-ut, duke e konsideruar Jasharajn “armik”.

Ai ka thënë se nuk është mësues por ka ardhur në mbledhje për mbesën e tij.