E mërkurë, 22 Janar, 2025

Temperaturat e larta dhe fëmijët: 5 shenja që tregojnë se foshnja juaj ka shumë vapë

- Advertisement1-

Ajo për të cilën nuk mendojmë në këto ditë të nxehta vere është se vapa e madhe mund të jetë po aq e rrezikshme sa edhe ftohja për një foshnjë.


Një trup i mbingrohur është rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, pediatrit e kanë lidhur mbingrohjen me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave.

- Advertisement -

Sipas profesorit, Konji Rahmi Ors i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit, Necmettin Erbakan në Turqi fëmijët të cilët janë shumë të veshur i kspozohen rrezikut nga dehidrimi, humbja e lengjeve në trup.

Kjo mund të ketë pasoja fatale për funksionin e veshkave dhe në raste ekstreme, gjithashtu çon edhe në humbjen e jetës.

Ngrohja e papritur e organizmit gjithashtu rrit sasinë e substancave të dëmshme në gjak, dhe kjo gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në organizëm.

Ka disa mënyra se si fëmija juaj ju thotë se ka shumë vapë:

1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, kjo është një shenjë që ai djersit dhe se foshnja ka shumë vapë.

2. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe ose shfaqen skuqje.

- Advertisement -rrrrrrr

3. Dëgjoni fëmijën si merr frymë pasi frymëmarrja e shpejtë është një simptomë e vapës së madhe.

4. Vendosni dorën në gjoksin e fëmijës, nëse është i nxehtë, kjo është një shenjë tjetër.

5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ai mund të ketë shumë vapë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...