E hënë, 24 Shkurt, 2025

Tekstet shkollore me gabime, në prill pritet të filloj rishikimi i tyre

- Advertisement1-

Librat shkollorë, parashihet të bartin informata të sakta te nxënësit.

Mirëpo, ndër vite ato kanë qenë të shoqëruara me gabime të shumta, duke filluar nga ato drejtshkrimore e deri tek ato përmbajtjesore.

- Advertisement -

Por ky nuk është i vetmi problem me të cilin stafi arsimor përballet.

Mësimdhënësja, Naxhije Fejzullahu, në shkollën fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” tregon edhe disa ngecje në përpilimin e teksteve shkollore.

Për të cilat edhe kanë dorëzuar ankesë.

“Pjesa e cila ka qenë më shqetësuese se gabimet teknike apo përmbajtjesore, ka qenë edhe tekstet që nganjëherë kanë tingëlluar edhe bullizuese për nxënësit dhe nuk kanë qenë edukative. Kjo ka qenë pjesa për të cilën edhe kemi parashtruar edhe ankesë drejtuar botuesve të librave që edhe ata të kenë një pjesë ku të referohen se cila pjesë duhet të ndryshohet”, ka thënë mësuesja Fejzullahu.

E drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani tregon edhe një shqetësim që kanë pasur në përzgjedhjen e teksteve shkollore.

“Shqetësimin e parë e kemi pas te përzgjedhja, sepse ka ndodh një klasë është orientuar në një shtëpi botuese, një n’klasë në një shtëpi tjetër. Dmth një aktiv s’kanë punu me një literaturë të ngjashme ku dihet mandej edhe planet kanë ndryshu”, ka thënë ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, në fillim të muajit prill pritet të fillojë rishikimin e teksteve shkollore.

E ky si proces po mirëpritet nga drejtori i Institutit Ed Guard, Rinor Qehaja.

Neve kemi pasur rishikime të një teksti pa metodologji të përcaktuar apo unike. Mirëpo në këtë rast, kurdo që të ndodh do të kemi një metodologji të mirëpërcaktuar, një mostër të rastësishme të teksteve shkollore të shpërndara nëpër shkallë në nivele kurrikulare dhe kjo me shpresën që të jetë representative mjaftueshëm dhe të na sjellë një pasqyrë ku është cilësia e teksteve shkollore”, ka thënë Qehaja.

Sipas Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, të njëjtat i hartojnë specialistët e lëndëve mësimore sipas konkursit të shpallur nga MASHT-i dhe porosisë së shtëpisë botuese./Tëvë1/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...