Tekste shkollore me “dy çmime”, Libraria Dukagjini e quan “gabim teknik” shtrenjtimin

- Advertisement -

htëpitë botuese i kanë rritur çmimet e teksteve shkollore që i kanë botuar vjet e parvjet.

- paragrafi 1 -

Në disa tekste që i ka siguruar KOHA, vërehet rritje e çmimit deri në gati 50 për qind.
Në disa prej librave të klasës së dytë, të botuar në vitin 2023, në pjesën e pasme shihen nga dy letra ngjitëse, ku është shënuar çmimi. Ai i Edukatës Fizike ka kushtuar 2.50 euro, sipas letërngjitëses së parë, kurse i Matematikës 3 euro. E në letërngjitëset e vëna sipër të vjetrave, çmimi është për 1 euro më i lartë.

- Advertisement -

E në tekstet e botuara në vitin 2025 nuk ka letërngjitëse me çmime.

- Advertisement -

Në një sqarim për KOHËN, shtëpia botuese “Dukagjini” ka thënë se ky është “vetëm një gabim teknik”.
“Disa prej teksteve tona shkollore kanë pasur çmime të përditësuara përmes letërngjitëseve, sepse gjatë procesit të prodhimit të teksteve mund të ketë pasur probleme teknike gjatë printimit. Theksojmë se këto çmime përkojnë plotësisht me çmimet zyrtare të katalogut të teksteve shkollore, të dorëzuar paraprakisht në MASHTI dhe të publikuar para fillimit të shitjeve. Të gjitha libraritë në Kosovë janë të obliguara t’i respektojnë këto çmime zyrtare gjatë shitjes, të cilat janë dhënë në katalogun e teksteve shkollore”, thuhet në përgjigjen e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”.