Duhet të theksohet se herët e para që provoni metodën 4-7-8, mund të duhen pak më shumë se 60 sekonda për t’ju ndihmuar.
Nëse keni vështirësi për të fjetur dhe nuk keni dëgjuar ende për teknikën 4-7-8, është koha të njiheni me të. Ngjarjet e trazuara të 19 muajve të fundit, na kanë lënë të shqetësuar gjatë ditës dhe me çrregullime të gjumit gjatë natës., shkruan lajmi.net.
Kështu, gjatë një prej netëve tona të shumta të pa gjumë, kemi kërkuar në Google “si të flemë” (një term që 8 miliardë prej nesh e kanë kërkuar kohët e fundit), dhe ndeshemi me teknikën e gjumit 4-7-8.
Zhvilluar nga Dr Andrew Weil, një specialist i mjekësisë integruese në Universitetin e Arizonës, metoda 4-7-8 bazohet në meditimin e lashtë dhe teknikat e fokusuara në frymëmarrje.
“Është metoda e vetme më e mirë që kam gjetur për t’u kthyer në gjumë nëse zgjoheni në mes të natës,” tha Dr Weil për MedicalNewsToday.
Duhet të theksohet se herët e para që provoni metodën 4-7-8, mund të duhen pak më shumë se 60 sekonda për t’ju ndihmuar. Ideja, siç theksoi Dr Weil, është që ajo të bëhet më efektive sa më shumë ta praktikoni atë. Gjithashtu, nëse vuani nga një sëmundje e frymëmarrjes ose një sëmundje e ngjashme që ndikon në frymëmarrjen tuaj, konsultohuni me mjekun, përpara se të provoni metodën 4-7-8.
Ja si ta bëni metodën 4-7-8…
-Merrni një pozicion të rehatshëm dhe relaksoni trupin tuaj.
-Thithni frymë thellë përmes hundës për 4 sekonda.
-Mbajeni frymën për një numërim prej 7 sekondash.
-Nxirrni frymën përmes gojës tuaj, duke bërë një zhurmë, për 8 sekonda.
-Përsëriteni ciklin deri në 4 herë.
Ndërsa duhet të kryhen më shumë studime për të përcaktuar efektivitetin e tij klinik, dëshmitë anekdotike tregojnë se teknika e frymëmarrjes ritmike mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjave të relaksimit dhe në uljen e ankthit.