E diel, 23 Shkurt, 2025

“Të ulemi sa më parë në tavolinën e bisedimeve për të mirën e të gjithëve”

- Advertisement1-

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me grevat.

BSPK njofton se deri më tani greva ka shkuar mirë.

- Advertisement -

“Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

BSPK thotë se shqetësues mbetet qëndrimi i Qeverisë, që sipas tyre “duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre”.

“Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”, thuhet tutje në njoftim.

BSPK pret që Qeveria t’i ftojë në tavolinën e bisedimeve sa më parë “për të mirën e të gjithëve”.

“BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”, thuhet ndër të njëra në komunikatën e BSPK-së.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...