E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Të shtunën bëhet paraqitja e parë publike e Fjalorit të madh drejtshkrimor të gjuhës shqipe në formë digjitale në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

- Advertisement1-

Qendra për Edukim dhe Përparim  të shtunën në ora 11:00 bën paraqitjen e parë publike të Fjalorit të madh drejtshkrimor të gjuhës shqipe në formë digjitale në Universitetin “Ukshin Hoti”, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, në Prizren, shkruan Albanian Education.

Të pranishëm në këtë paraqitje publike do të jenë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar Shkencor për gjuhën shqipe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë nga Qendra për Edukim dhe Përparim:

FTESË PËR PJESËMARRJE

Ju ftojmë të merrni pjesë në paraqitjen e parë publike të Fjalorit të madh drejtshkrimor të gjuhës shqipe në formë digjitale më 10 qershor, 2023 (e shtunë), ora 11.00, në Universitetin “Ukshin Hoti”, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, në Prizren.

Qendra për Edukim dhe Përparim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës ka hartuar Fjalorin e madh të gjuhës shqipe me 300.000 faqe A4.

Për herë të parë gjatë tërë historisë është pasqyruar sasia më e madhe e fjalëve të gjuhës shqipe, mbi 100.000 sosh, me të gjitha format e tyre gramatikore, si dhe informacione të tjera për çdo fjalë. Me një fjalës të përzgjedhur me kujdes, me mbi 8.000.000 forma fjalësh, tashmë të digjitalizuara në mënyrë të përsosur dhe lehtësisht të qasshme për çdo shqiptar përmes internetit.

Të pranishëm në këtë paraqitje publike do të jenë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar Shkencor për gjuhën shqipe:

- Advertisement -rrrrrrr

Shqipëri: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Enver Hysa, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. asoc. Anila Çepani.

Maqedoni e Veriut: Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Asllan Hamiti, Prof. dr. Ismet Osmani.

Kosovë: Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof. dr. Bahri Koskoviku.

Nikoqir, Universiteti i Prizrenit: Rektori z. Mentor Alishani, dekani i Fakultetit Filologjik z. Xhafer Beqiraj, profesor z. Shkëlqim Millaku.

Janë të ftuara të gjitha mediat që ta përcjellin këtë paraqitje.

Jeni të mirëseardhur!

Lulëzim Shishani, drejtor

Qendra për Edukim dhe Përparim

[email protected]

+383 44 197 474

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?

Shkrimi nga Geron Kamberi trajton historinë e shkollës, nga origjina e saj në Greqinë...

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...