“Të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhëia e drejtorëve të shkollave”

- Advertisement -

Egzon Gashi, themelues i organizatës arsimore “Teach For Kosova”, thotë se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve nuk mjafton të bëhet një herë në vit, por sipas tij, kjo duhet të bëhet pesë herë në vit, varësisht nga nevojat.

- paragrafi 1 -

Sipas themeluesit të “Teach For Kosova”, është shqetësuese mënyra apo ndikimi politik në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

- Advertisement -

Gashi ka deklaruar për Dukagjinin se kjo është një nga të metat e arsimit në Kosovë.

Sipas tij, drejtorët nuk duhet të jenë politikë, sepse pastaj “aty mund të hyjnë edhe interesa të tjera në arsim”.

Gashi ka theksuar nevojën e shtimit të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së drejtorëve të shkollave, në këtë mënyrë sipas tij edhe vlerësimi i performancës për mësimdhënësit do të jetë më cilësor.

- Advertisement -

Ai ka thënë se në 10 vitet e fundit janë vlerësuar vetëm 700 mësimdhënës.