Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA

- Advertisement5 -

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një shkollë në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Policinë, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vdekur shumë persona.

- Advertisement - M1

Policia tha se nuk është e sigurt se sa të plagosur apo të vdekur ka. Po ashtu, zyrtarët thanë se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun.

Të shtënat ndodhën rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale në shkollën e mesme Perry. Sot ishte dita e parë e kthimit për studentët pas pushimeve të Krishtlindjeve. Shkolla e mesme është pjesë e Distriktit Shkollor të Komunitetit Perry me 1785 nxënës./dritare.net