Të shtëna me armë në 2 shkolla, 3 nxënës të vdekur dhe 11 të plagosur

- Advertisement5 -

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten pasi një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, sipas autoriteteve lokale.

- paragrafi 1 -

Sulmet ndodhën në qytetin e vogël të Aracruz, 50 milje në veri të kryeqytetit, Vitoria.

- Advertisement -

Sulmuesi i dyshuar, i cili u pa në pamjet e sigurisë duke mbajtur një armë gjysmë automatike, i veshur me veshje ushtarake dhe një kapuç është arrestuar nga policia.

Identiteti i të dyshuarit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet, por mediat lokale, përfshirë CNN Brasil degën e CNN, kanë raportuar se individi është një 16-vjeçar.

Guvernatori i Espirito Santo, Renato Casagrande, në një postim në Twitter të premten, konfirmoi se “skuadrat e sigurisë kapën sulmuesin, i cili, sulmoi dy shkolla në Aracruz. Kam shpallur tre ditë zie zyrtare në shenjë pikëllimi për humbjet e pariparueshme. Ne do të vazhdojmë të hetojmë arsyet dhe së shpejti do të kemi sqarime të reja”.

- Advertisement -

Guvernatori tha se sulmet ndodhën në shkollën Primo Bitti dhe në Qendrën Arsimore Praia de Coqueiral.

Duke folur për mediat, ministri i Sigurisë Publike Marcio Celante tha se policia beson se i dyshuari ka vepruar i vetëm bazuar në videon e sigurisë, por pranoi se nevojiteshin hetime të mëtejshme për të përcaktuar më shumë detaje mbi incidentet.

Celante zbuloi gjithashtu disa nga ato që tregonte videoja e sigurisë.

“Aksioni i parë kriminal ishte hyrja në shkollë duke thyer drynin. Ai kishte akses në dhomën e mësuesve”, tha Celante, duke shtuar se “më pas, ai u transferua në një shkollë tjetër, ku bëri më shumë viktima”.

Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, e quajti incidentin një “tragjedi absurde”.

“Me trishtim u informova për sulmet në shkollat ​​e Aracruz në Espirito Santo. Solidariteti im shkon për familjen e viktimave në këtë tragjedi absurde”, ka shkruar Lula në Twitter.

Ministri brazilian Victor Godoy iu bashkua gjithashtu kolegëve të tij të qeverisë për të shprehur simpatitë e tij.