E hënë, 20 Janar, 2025

Vjen paralajmërimi: Të rritet koeficienti në paga, përndryshe do të kemi ikje të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që e mbajti me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se e njoftoi për gjendjen siç theksoi, tmerrësisht të keqe të krijuar me tekstet shkollore, dhe se mësimdhënësit janë thellësisht të indinjuar e prindërit janë të prekur dhe të nervozuar.

“Pikëpyetja më e madhe është, grevë nuk ka, mësimi do të fillojë të premten, por do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm, fatkeqësisht pa tekste shkollore dhe nuk dihet se kur do të arrihet që të kompletohemi me tekste shkollore”.

- Advertisement -

Jasharaj shtoi se në emër të anëtarësisë iu dha rasti që Haradinajt t’i shprehte mirënjohje për kontributin e tij për mësimdhënësit.

“I premtova se do të vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi”, shtoi ai.

Ai kërkoi po ashtu që koeficienti në paga të rritet sepse sipas tij, po mbeti ky koeficient edhe gjatë, do të kemi ikje.

“Janë diku 300 kolegë që kanë kërkuar pushim pa pagesë, dhe kam frikën së këtë pushim ata mund ta shfrytëzojnë për të dalë jashtë shtetit, dhe nëse rehatohen atje nuk do të kthehen dhe pastaj të tjerët do ta ndjekin të njëjtën rrugë, dhe ç’na duhen nxënësit në shkollë pa mësuesin shqiptar në ato shkolla”, deklaroi Jasharaj në konferencë për media.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...