Të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë në Tourism Technology Festival në Salzburg

- Advertisement -

Pjesëmarrja e të rinjve nga Kosova në Tourism Technology Festival në Salzburg të Austrisë ishte një dëshmi e qartë e talentit, kreativitetit dhe ambicies së gjeneratës së re inovative.

- paragrafi 1 -

Ky festival prestigjioz, i organizuar në formën e një hackathoni 24-orësh, mblodhi të rinj nga vende të ndryshme për të zhvilluar ide dhe zgjidhje digjitale që transformojnë sektorin e turizmit.

- Advertisement -

Ekipi nga Kosova u dallua për qasjen profesionale dhe mendimin inovativ, duke demonstruar aftësi të larta teknologjike dhe shpirt bashkëpunues, shkruan AlbanianEducation.net.

Përmes punës ekipore, ideve të guximshme dhe zgjidhjeve kreative, ata dëshmuan se vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në një skenë ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit që përfaqësuan Kosovën në këtë ngjarje ishin: Elda Gacaferi, Erza Gacaferi, Elton Gacaferi, Tarik Ajvazi dhe Malsor Arifi.

- Advertisement -

ms