E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Të pazakonta, këto vepra arti janë shitur me çmime marramendëse

- Advertisement1-

A keni dëgjuar për Maurizio Cattelan, i cili ngjiti një banane në një mur dhe e vlerësoi me çmimin 120.000 dollarë? Ndezi një debat të vjetër rreth vlerës së artit.

Duket se disa vepra artiskite e nxjerrin vlerën e tyre vetëm nga debati apo publiciteti që ato gjenerojnë.

- Advertisement -

“Molla” e Yoko Ono’s

Më shumë se 5 dekada para se Maurizio Cattelan të ngjiste një banane në mur, artisti japonez Yoko Ono, nxori në ekspozitë një mollë në piedestal prej qelqi, ku në bronz ishte e shkruajtur thjesht: ‘Mollë’.

‘Krevati im’ nga Tracey Emin

Mund të ngjasojë me krevatin tuaj dhe aspak me një vepër arti, por ‘Krevati Im’ nga Tracey Emin, është përzgjedhur për çmimin prestigjioz ‘Turner’, në Mbretërinë e Bashkuar. Pas çmimit u ndezën shumë debate rreth kufijve të artit bashkëkohor. Një shtrat i rrethuar nga mbeturina dhe i papastër, madje me mbathje të palara dhe prezervativë. Ky shtrat ishte krijuar pas një periudhe depresioni dhe alkoolizimi që krijuesi kishte kaluar në këtë shtrat. Pasi u shit te biznesmeni dhe koleksionisti Charles Saatchi për 150.000£, “Krevati im” u shitë për më shumë se 2.5 milionë £ në ‘Christie’s London’ në 2014-ën.

- Advertisement -rrrrrrr

‘Dashuria është në plehra” nga Banksy

Një pikturë e copëtuar pjesërisht, u ble për 1.04 milion £. Katër muaj më vonë u shfaq në Muzeun Frieder Burda të Gjermanisë.

‘Amerika’ nga Maurizio Cattelan

Kjo WC funksionale, e krijuar me ar të pastër 18-karat, u vendos për herë të parë në Muzeun Guggenheim të New York-ut në 2016-ën. Përbëhet nga më shumë se 100 kg ar. Në ekspozimin e saj të parë publik, mbi 100 mijë njerëz qëndronin në radhë për ta përdorur.

‘Qyteti i Shpirtit’ nga Roelof Louw

‘Piramida e Portokalleve’, e ekspozuar për herë të parë në 1967-ën, është e ndërtuar me 6000 portokalle të freskëta. Sekreti dhe e veçanta e kësaj skulpture është që dhe po të lëvizësh disa portokalle, ajo nuk e humbet formën. Të gjithë vizitorët merrnin ndonjë portokalle, ndërsa piramida qëndronte e njejtë. Ajo është shfaqur së fundmi në vitin 2016 në Galerinë Tate të Londrës, ku rimbushej rregullisht, si dhe monitorohej për kalbjen e portokalleve.

‘Ura Numër 114’ e Nat Tate

Kjo pikturë, e shitur në ankand nga Sotheby’s në 2011-ën për 7,250 £, ishte një nga 18 veprat e mbijetuara nga Nat Tate, një artist i cili kishte kryer vetëvrasje tragjikisht në vitin 1960 – por historia vazhdoi, sepse ai nuk ishte real, por një personazh nga autori William Boyd. Kur botoi librin ‘Nat Tate: Një artist amerikan 1928-1960’, ai e vendosi në jetë këtë personazh imagjinar, duke krijuar edhe disa piktura.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...