Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa
E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit ishte vetëm 1/3 e mësimit. Sepse, personaliteti i mësueses, vlerat, sjellja, komunikimi, pa ndërprerë përçohen valë-valë çdo çast që ajo rri me fëmijët.
Mësuesja, e mori Artën dhe e qetësoi, sytë iu njomën nga ajo që kuptoi: “mësuese s’kam qenë kurrë në Albi Mall dhe kurrë s’kam hipur në shkallë lëvizëse”. “S’ka gjë, ja tani ke ardhur”,- i tha mësuesja dhe po e mbante për dore tek ngjitnin shkallët, që i dukeshin mësueses si dy tullumbat e Lulit që po lëviznin.
Edhe kur e thirrën kolegët të ulej në tavolinën e tyre, mësuesja nuk pranoi, ajo e kishte nën observim sjelljen e Artës, që dukej shumë e hutuar nga ajo çfarë e rrethonte. Ato dyqane të bukura, ajo aromë ushqimi që vinte, ishte kërcënuese, marramendëse dhe e panjohur për Artën. Mësuesja e ndjente se ç’po përjetonte Arta, andaj i rrinte afër.
Mësuesja iu afrua, i vuri dorën në sup, pastaj i shpupurishi flokët e saj, e Arta ndjeu ngrohtësi. “E di Arta, dua që ti t’më premtosh diçka”-tha mësuesja, tek po i zinte dy duart e Artës. Arta pohoi me rrëmbim “Ç’të duash ti mësuese”. “Mirë, i sheh këto gjëra në këtë vitrinë, edhe në ato tjerat, e sheh gjithë këtë Albi Mall gjigant”- pyeti mësuesja, ndërsa Arta pohonte me kokë. “Dua ta kuptosh mirë dhe kurrë mos ta harrosh, se gjithë Albi mall nuk vlen sa mendja dhe zemra jote” – tha mësuesja duke i prekur kokën dhe zemrën e Artës. “Ma ka thënë edhe nëna këtë, po se kam besuar, mësuese”- tha Arta duke i hequr syzet 3D pas kaq kohësh. “Por meqë e thua ti, qenka e vërtetë”- tha Arta.
Sytë i xixëlluan dhe i erdhi ta shtrëngoj fort mësuesen. Në atë përqafimin mësueses iu duk se vuri një tullë në vetëbesimin e Artës dhe u ndje e përmbushur dhe e lumtur që nuk ishte vetëm një mësuese klase, e cila mendon se objektivat e mësimit arrihen vetëm deri sa të bie zilja e orës së fundit në klasë! Ishte e lumtur për observimin e thellë që kishte bërë, për empatinë ndaj Artës dhe për reagimin e duhur. Ajo e dinte se mbarimi i një shkollimi për mësues, mund të të kualifikojë si mësues, por të jesh mësues i vërtetë duhet ta ndjesh si një thirrje nga brenda!
/portali shkollor /