E diel, 19 Janar, 2025

Të hënën nis viti i ri shkollor, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se të hënën, më 2 shtator fillon viti i ri shkollor 2024/2025.

Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Nagavci ka njoftuar se kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore, ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues.

“Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”, ka deklaruar ajo.

Postimi i saj:

Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër,

Të hënën, më 2 shtator fillon viti i ri shkollor 2024/2025. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionim me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova. Proceduralisht këtë vit ka qenë shumë më e lehtë sepse prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

- Advertisement -rrrrrrr

Kemi ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara. Këtë listë, e kemi publikuar edhe në faqe të MASHTI dhe kemi kërkuar edhe nga komunat që ti bëjnë publike listat e teksteve.

Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur.

Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.Ndërkaq, si Ministri nuk kemi pranuar asnjë ankesë Komunat në lidhje me këtë proces.

Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor kemi publikuar edhe Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.

Falënderoj të gjithë mësimdhënësit që punojnë pa u lodhur për zhvillimin e gjeneratave të reja, për përkushtimin në klasë, përkushtimin për nxënës, pasionin për mësimdhënie.
Ju dëshiroj një vit shkollor të mbarë e me shumë suksese!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...