TË GJITHË NË PRITJE: A do të publikohet sot vlera e koeficientit?

- Advertisement -

Ndonëse ishte premtuar që gjatë muajit janar të bëhej publik vlera e koeficienti përmes te cilit caktohen pagat në sektorin publik, kjo nuk ndodhi.

- paragrafi 1 -

Megjithatë pritet që vlera e koeficientit të publikohet sot nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Media të caktuara kanë raportuar se vlera e koeficientit mund të jetë 93 euro ose 103.17 euro.

Megjithatë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

- Advertisement -
Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)