E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Të gjithë jemi lexues”, nis Panairi i 25-të i Librit

- Advertisement1-

Panairi i Librit feston këtë vit jubileun e tij të 25-të.Festimet nisën pikërisht këtë të mërkurë dhe do të vazhdojnë deri më datë 20 nëntor.

Nën moton “Të gjithë jemi lexues”,ftohen për të qenë më afër librit e për të konsideruar pak “ushqim për shpirtin”,pavarësisht kohës së vështirë ekonomike që po kalojmë.

- Advertisement -

U çel sot Panairi Kombëtar i Librit, ngjarja më e madhe për librin që përfshin gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri. Në fakt ky është një vit jubile i këtij eventi. Prej 25 vitesh tashmë botuesit dhe lexuesit i bashkon një qëllim i vetëm, libri.

Nën moton “Të gjithë jemi lexues”, Panairi “Tirana 2022” këtë vit do të mbahet më datat 16 dhe 20, si gjithmonë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9-të të darkës.

Ceremonia e çeljes nisi në orën 11:00 në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku ishin të pranishëm botues, shkrimtarë, ministret Kushi e Margariti, kryebashkiaku Veliaj, si dhe një numër i madh vizitorësh.

Në këtë panair janë gjithsej 97 stenda ku marrin pjesë 100 shtëpi botuese. Ashtu si vitin e kaluar, do të ketë një kënd dedikuar intervistave, i njohur si “Sofaja e librit”. Programi i “Sofasë” do të presë çdo ditë njerëz të librit, shkrimtarë, përkthyes, botues, ilustrues, redaktorë etj. Intervistat e tyre do të transmetohen online. Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Në panair do të ketë edhe një shtëpi botuese italiane.

Që në hapje të panairit është vënë re një numër i madh vizitorësh të vegjël. Të tjera vizita të organizuara fëmijësh priten ditët në vazhdim, edhe nga trojet shqipfolëse përtej kufirit.

- Advertisement -rrrrrrr

Panairi i Librit 2022 do të qëndrojë i hapur 4 ditë për vizitorët në Pallatin e Kongreseve.

Përgatiti Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...