“Të gjitha librat e klasës së katërt më kushtuan 69 euro”

- Advertisement -

Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve ka njoftuar se çmimi total i të gjitha librave të klasës së katërt për vajzën e tij i kushtuan 69 euro.

- paragrafi 1 -

Ai ka bërë të ditur se çmimi nuk është i shtypur në libër dhe rimbursimi nuk është realizuar, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Për ta plotësuar shkrimin tim të mëhershëm! Sot, bleva edhe librat e gjuhës angleze dhe edukatës fizike për klasën e IV. Çmimi total shkoi në 69€. Ky çmim është për librat e shtëpisë botuese ‘Dukagjini’.

Po ashtu, problemet e njëjta vazhdojnë:

- Advertisement -

– Çmimi nuk është i shtypur në libër;

– Rimbursimi akoma nuk është realizuar; dhe

– Mësimi fillon edhe 1 ditë e 18 orë!