E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Të enjten grevë 1-orëshe në arsim, SBASHK-u paralajmëron masa radikale nëse Qeveria nuk reflekton

- Advertisement1-

Të enjten, më 12 maj në tërë sistemin arsimor në Kosovë do të ketë grevë një-orëshe.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahmhan Jashari.

- Advertisement -

Ai tregoi se varësisht prej orarit të punës në nivele të ndryshme të arsimit, do të organizohet greva një-orëshe dhe më pas vazhdohet me punë.

“Greva do të jetë një orëshe në tërë sistemin arsimor më 12 maj. Çdo kund ora e parë e punës varëissht shkolla në sa ja fillon ndërrimit, pastaj vazhdohet me punë. Çerdhet në orën e parë nuk do t’i pranojnë fëmijët, kurse Universitetet e kanë zgjedhë marrëveshjen me njëri tjetrin kohën nga 10 deri në 11”, tha ai.

Tutje, Jasharaj për teve1.info ka përmendur edhe protestën e 20 majit, për të cilën thotë se do të bashkëngjiten edhe Sindikatat tjera që janë në kuadër të Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut shprehet optimist se do të ketë reflektim në realizimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën thotë se do të ketë grevë të përgjithshme.

Madje, thotë se nëse hyjnë në grevë të përgjithshme atëherë do të jetë vështirë të dilet nga kjo situatë pa realizimin e kërkesave.

“Uroj që të ketë reflektim. Nëse s’ka reflektim me grevën një-orëshe atëherë ne jemi në përgatitje në terren për protestën e 20 majit ku përveç SBASHK-ut do të marrin pjesë edhe sindikatat tjera që janë pjesë e BSPK-së dhe urojmë të mos vij as deri te protesta por nëse ndodh edhe protesta dhe edhe pas protestës nuk reflekton Qeveria do të ulemi prapë por kam frikë se pas protestës së 20 majit dhe do të shtohen edhe kërkesat të cilat edhe tani i kemi që të shkohet me grevën e përgjithshme që nënkupton se do të kemi grevë në tërë sistemin dhe e keqja është se nga ajo grevë nuk do të dilet aq lehtë pa u realizuar kërkesat e anëtarësisë sonë”, shtoi ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndryshe, kërkesat e SBASHK-ut janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor si dhe formimi i komisionit që do të ulet në tavolinën e negocimit për gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...