E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Të ekzekutohen pagat për grevistët, mbesin familje pa bukë”

- Advertisement1-

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i ekzekutojë pagat për gjithë sektorin publik.

Bajrami ka thënë se duke mos u ekzekutuar pagat janë lënë familje pa bukë në kohën kur vendi po përballet me çmimet më të larta që nga viti 1999.

- Advertisement -

“Mos luani me qytetarët! Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: 𝐍𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝐢 𝐜𝐞𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐚𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈. I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë. Ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999. Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri. Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë. Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos. Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...