E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Të dukesh bukur gjatë muajve të shtatzanisë, kujdesi për veten

- Advertisement1-

Trupi i grave pëson një sërë ndryshimesh gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye, disa detaje kanë nevojë për kujdes specifik, duke iu përshtatur kushteve në të cilat jeni. Ja çfarë duhet të keni parasysh për të trajtuar:

Celuliti gjatë shtatzanisë

- Advertisement -

Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzanisë, celuliti në trupin tuaj mund të bëhet shumë i dukshëm dhe është mirë që të trajtohet. Megjithatë duhet të tregoni kujdes të mos përdorni trajtime që krijojnë nxehtësi, sepse kjo nuk është e përshtatshme gjatë shtatzanisë. Është mirë të konsultoheni me gjinekologun përpara çdo lloj trajtimi.

Vajrat bimorë

Vajrat bimorë, të pasur me lëndë ushqyese janë shumë efektivë kundër tharjes së lëkurës dhe parandalimit të të çarave e strijave.

Ndryshimet që pësojnë flokët gjatë shtatzanisë

Gjatë shtatzanisë flokët janë në gjendjen e tyre më të mirë, sepse prodhimi i hormoneve i bën ato të shndritshme e të forta. Duhet pasur kujdes të trajtohen pas lindjes, sepse mund të humbasin bukurinë.

Deodoranti

- Advertisement -rrrrrrr

Dodoranti që përdorni gjatë shtatzanisë duhet të jetë pa alkool dhe t’i përshtatet më së miri lëkurës suaj, pasi në këtë periudhë ajo është më e ndjeshme dhe mund të acarohet shumë shpejt.

Edemat

Pesha e barkut, ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve që krijojnë enjtje, sidomos në këmbë. Mënyra më e thjeshtë për t’u qetësuar nga ky problem është të mbani këmbët në ujë të ftohtë.

A duhet të bëjmë aktivitet fizik gjatë shtatzanisë?

Është e rëndësishme të bëni ushtrime të lehta fizike për të mbajtur muskujt në formë, të aktivizoni qarkullimin e gjakut e të furnzioni indet me oksigjen.

Këshilla kryesore për hidratimin e lëkurës

Bukuria dhe shëndeti i lëkurës varen nga furnizimi i duhur me ujë. Për këtë arsye duhet të pini sa më shumë ujë si dhe të aplikoni maska trajtuese për hidratimin e lëkurës.

Masazhet

Duke i bërë ato me krem të pasur me vlera ushqyese, gjalpë ose vaj bimor, jo vetëm do t’ju dhurojnë lëkurë të bukur, por edhe do t’ju relaksojnë gjatë shtatzanisë.

Reçipetat duhet që…

Kini parasysh që gjatë shtatzanisë reçipetat duhet të përshtaten me ndryshimet që pësojnë gjinjtë tuaj. Është e rëndësishme të përbëhen nga materiale pëlhure të lehta.

Rrezet e diellit

Kini kujdes nga rrezatimi i dëmshëm. Mos merrni masa vetëm kundër diellit të fortë në plazh, por edhe në përditshmëri duhet të mbroni lëkurën, pasi jeni më të rrezikuara për krijimin e njollave.

Shtatzania ju bën të përjetoni emocione shumë të bukura, por ndonjëherë ndryshimet fizike mund të mos ju pëlqejnë. Bëni maksimumin për t’u kujdesur për gjërat që ju keni në dorë për t’u dukur bukur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...