Të dua, asnjëherë nuk është e tepërt: 8 gjëra që duhet t’ua thoni çdo ditë fëmijëve tuaj

- Advertisement -

Rritja e fëmijëve nuk është një detyrë e lehtë. Prindërimi vjen me shumë sfida. Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të rriten për të qenë njerëz të sjellshëm dhe frymëzues. Sidoqoftë, të jesh prind kërkon gjithashtu besim dhe respekt dhe kjo nuk mund të mësohet nga librat.

- paragrafi 1 -

Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve të tyre. Mënyra se si ndërveproni me fëmijët ndikon tek ata gjatë gjithë jetës. Nëse dëshironi që fëmija juaj të edukohet mirë , ju duhet të investoni shumë nga koha juaj te ata.

- Advertisement -

Më poshtë ju listojmë tetë fraza që duhet t’i thoni fëmijëve tuaj çdo ditë:

1– Është në rregull, thjeshtë provoje përsëri . Kur e thoni këtë frazë, ju u mësoni fëmijëve tuaj se nuk duhet të frikësohen nga gabimet.

2- Unë të dua. Asnjëherë kjo frazë nuk është e tepërt. Thojini sa më shumë herë gjatë ditës fjalët magjike të dua.

- Advertisement -

3- Më ka marrë malli për ty . Kjo e bën fëmijën tuaj të kuptojë që kur nuk mund të shihni njëri-tjetrin, ju mendoni për të gjatë gjithë kohës.

4- Unë jam e lumtur që të kam ty. Kur e thoni, fëmija juaj beson se ai është personi më i veçantë për ju.

5- Unë besoj në ty dhe e di që mund ta bësh atë. Nëse fëmija juaj duhet të merret me disa sfida, kjo e bën atë të ndjehet më i sigurt duke ditur që prindërit e tij i besojnë.

6- Je i veçantë për mua. Kjo frazë tregon se ju e vlerësoni fëmijën tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.

7- Jam krenar për ty. Kur e thoni, fëmija juaj bëhet më i sigurt në vetvete.

8- Faleminderit. Kjo jo vetëm që e mëson fëmijën tuaj se si të jetë i sjellshëm, por gjithashtu tregon se ju e vlerësoni për atë që bën.