E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Te dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim”

- Advertisement1-

Shkolla është vendi ku procesi i të nxënit të jep kënaqësi, ose të paktën, konsiderohet si një përvojë pozitive.

Në se të mësuarit aktiv, kritik e krijues bëhet i kuptimshëm dhe i rëndësishëm atëherë nxënësit do të jenë më entuziast dhe ora e mësimit do të jetë aspak e lodhshme. Teknika e të pyeturit zë një pjesë të rëndësishme të procesit të sotëm mësimor.

- Advertisement -

Mësuesi i mirë shtron si domosdoshmëri të pajisë veten me shprehitë e përdorimit të teknikave të të pyeturit për të qenë në gjendje që t’i përdorin ato sa herë që mësuesi drejton pyetjet, pra t’ju kujtohet menjëherë se çfarë jemi duke bërë me nxënësit. Arsyet që mësuesit u bëjnë pyetje nxënësve janë të ndryshme nga ato të jetës së përditshme. E thënë ndryshe, rregullat e të folurit në klasë janë të ndryshme nga ato jashtë saj.

Ndodh që mësuesit u bëjnë pyetje nxënësve jo për t’i fituar njohuri për veten e tyre, por për të parë se çfarë dinë nxënësit.Mjeshtëritë e të pyeturit të sotëm, mbeten në fokusin e mësimdhënies së suksesshme të mijëra mësuesve në rajone të ndryshme të vendit.

Themeluesi i filozofisë progresiste Diuni (Dewey) për mjeshtërinë e teknikës së të pyeturit efektiv shprehet “ Te dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim. Arti i mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve, pasi ajo shërben si drejtim për ide të gjallë e të qarta, të nxit me shpejtësi imagjinatën dhe mendimin, gjë që të shtyn për veprim”.

Në mësuesinë shqiptare ka plot që realizojnë pyetje të suksesshme, ku informojnë në mënyrë aktive përgjigjet dhe me këtë mënyrë shikojmë një përfshirje në procesin e të nxënit efektiv dhe suksesi i ndërtimit të pyetjeve varen edhe në intonacionin e zërit, theksin e fjalëve, përzgjedhjen dhe rrugën me të cilën mësuesi i ndërton ato. Pyetjet kanë lirshmërinë e mënyrave të ndryshme dhe secila prej tyre mund të përcaktojë në se pyetjet perceptohen nga nxënësit.

Do ta quaja pyetje të suksesshme qoftë më shkrim ose me gojë, kur çdo formulim nxit të menduarit aktiv e të qëndrueshëm dhe që kërkon nga nxënësit një përgjigje sa më solide.

Dhe në se ajo kërkon përgjigje në një përfshirje të nxënësve në procesin e të nxënit tregon profesionalizëm, që me plotë gojë do ta quanim pyetje të suksesshme. Fatkeqësisht prirja e disa mësuesve është që të drejtojnë pyetje të nivelit të ulët se sa të një nivelit të lartë.

- Advertisement -rrrrrrr

Detyrimisht edhe përgjigjet nga nxënësit, jepen përgjithësisht në përputhje me nivelin e tyre të dijeve.

Nxënësit kanë nevojë për fakte në mënyrë që të japin mendime të një niveli më të lartë. Kjo, jo vetëm se është domosdoshmëri për një orë mësimi efektive, por ekzistojnë edhe avantazhe të tjera që mësuesi hulumton dhe mëson mbi faktet, siç është mësimdhënia e drejtë për drejtë. Shikojmë mësues që përdorin pyetje të nivelit të ulët , kjo vjen nga mungesa e një impenjimi të brendshëm sistematik të tyre në shkollë, në drejtim të përdorimit të strategjive të të pyeturit. Vetëm me një kualifikim të organizuar do të rritet teknika e të mësuarit efektiv në orën e mësimit.

Lodhja disa orëshe në përzgjedhjen e pyetjes nga mësuesi është një mjet i fuqishëm për të nxitur e përkrahur zhvillimin e të menduarit kritik. Lloji i pyetjeve të drejtuara nga mësuesi kërkon krijimin e një mjedisi sa më optimal në klasë.

Pyetjet që kufizojnë mendimin e nxënësve vetëm në riprodhimin e thjeshtë mekanik, bëjnë që fatkeqësisht nxënësit të besojnë se të menduarit e tyre është i tepërt.Pyetjet të cilat i fitojnë nxënësit, i bën ata të reflektojnë, të mendojnë, të rindërtojnë, të përfytyrojnë, të krijojnë apo edhe të peshojnë përgjigjen me kujdes.

Të gjitha këto të marra së bashku ngrenë nivelin e të menduarit të nxënësit dhe u shtojnë kurajën se idetë e shprehura në orën e mësimit janë të farkëtueshme, jemi në një stad profesionalizmi në mësimdhënie. Kemi mësues që janë bërë modele të fuqishme.

Përmes vëzhgimeve të kujdesshme që bën inspektoriati dhe trajnim kualifikimi, po tregohet nxënësit po mësojnë se çfarë merret si më e rëndësishmja në orët e mësimit, çfarë pritet prej tyre në të ardhmen dhe çfarë tip informacioni do të diskutohet në orët e ardhshme. Kështu , duke bërë shkëmbime të ndërsjella të ideve për një mësimdhënie ndryshe e ka bërë të mundur të zbulohen ato metoda efektive që mësuesit i vlerësojnë më shumë. Pra, forcimi i kontrollit të brendshëm në shkolla, rrit në rrugë të dukshme forcimin cilësorë. Po me gjithë impenjimin e shumë mësuesve përsëri orët e mësimit duhet të jenë më të përqendruara në drejtim të komunikimit sa më transparent me nxënësit, ku dëshmojnë se përgjithësisht flasin dhe pyesin mësuesit.

Shikojmë mësues që s’po i largohen metodave tradicionale në mësimdhënie. Nuk shikojnë mësuesit e tyre, që po tregohen sistematik në përzgjedhjen e pyetjeve që vetë ata po rrisin, nivelin e të pyeturit dhe nxënësit rritin nivelin e përgjigjeve .

Për mësuesit e sotëm kjo përfshinë një strategji e teknikë të specializuar e të planifikuar me kujdes, duke iu nënshtruar një përgatitje disa javore të tij. Sado autoritet e profesionalizëm të demonstrojë mësuesi me pyetje të nivelit të lartë, fillimisht duhet të rregullojë marrëdhëniet mësues – nxënës. Kjo do të thotë që mësuesi duhet të administrojë si të bëjë pyetjet e duhura, gjithnjë pasi të ketë planifikuar detyrat e ardhshme. Vlen për t’u theksuar edhe të papriturat që dalin në procesin mësimor, ku shpesh s`ka garanci në pyetjet e nivelit të lartë, detyrimisht do të çojnë në përgjigje të lartë nga nxënësit.

Që të realizojmë pyetje efektive, kërkohet që mësuesit të inkurajojnë gjithnjë nxënësit për më shumë pyetje, të mësohen si të përdorin me efektivitet tekstet shkollore e materialet e tjera burimore. Për të arritur objektivat e dëshiruara, mësuesi duhet të shtojë materiale veç atyre që ofron teksti shkollor. Mundësitë për të bërë këtë janë të mëdha. Në dispozicion të mësuesve shqiptarë është dhënë një literaturë e bollshme burimore nga vendi dhe bota. Kërkohet vullnet, pasion e përkushtim për të hulumtuar e reflektuar në procesin mësimor të rejat e sotme të sistemit kurrikular.

Ka ardhur koha për një autoritet e profesionalizëm më të madh që mësimin ta japim me pyetje të përqendruara, vetëm kështu u bëjmë mirë nxënësve të krahasojnë, dallojnë, nxisin të tjerët për të nxjerrë shkakun e pasojën. Këto procese reflektuese janë sot vendimtare për zhvillimin e shprehive mendore, diagnostikimin e përparimin e nxënësve, për të përcaktuar nivelin e tyre fillestar, për të rekomanduar plotësim dhe pasurim të njohurive dhe shprehive. Të mos prisni ndryshim, të ndodhë brenda një dite mësimore, do të duhen javë e muaj për të përfshirë këto teknika të pyeturi në programin e zakonshëm të strategjive të sotme të mësimdhënies. Mësuesi i kujdesshëm duhet t’i bëjë mirë pyetje vetes. Faktet që po u jep nxënësve për mësimin lidhen me njohuritë e tyre të mëparshme. Në se kjo pyetje bëhet gjithnjë atëherë do të shmangen pyetjet që kërkojnë njohuri të panevojshme. Pyetjet e ndërtuara me kujdes nxisin transferimin e materialit të ri të mësuar në një situatë të re dhe të ndryshme. Këtu mësuesi mund të marrë në konsideratë e të vlerësojë një numër jo të pakët të përgjigjeve të ndryshme në nivel analize .

Mësuesi duhet të mendojë edhe për përgjigje të papritura, por kjo nuk duhet të frenojë, por të jetë i përgatitur profesionalisht për ekzistencën e shumë përgjigjeve përsëri në nivel analize me nxënësit. Kështu mësuesit i duhet të dëgjojë zërin e nxënësve , të nxitë moralin e tyre dhe t’i shtyjë më tej ata të kapen pas ideve. Ka mësues që tregohen të padurueshëm me nxënësit , kur ata u bëjnë pyetje. Afati pritës i të bërit pyetje dhe përgjigjes së nxënësit duhet të shkojë disa sekonda, por , nëse mësuesit rrisin kohën e pritjes, niveli i të menduarit do të rritet dhe numri i nxënësve në përgjigje përsëri do të dyfishohet. Ajo që mbetet e rëndësishme për mësuesin është përfshirja në pyetje shumëplanëshe. Kjo është mjaft frytdhënëse se nxit të gjithë nxënësit në diskutim masiv.

Që të realizohet me sukses ky proces reformues i orës së mësimit kërkohet t’i shmangemi thirrjes tradicionale të nxënësve me emër dhe të mbikqyrjes së tyre që e ndjejë se mund t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Kur nxënësit mësohen me një diskutim të tillë idesh, ata do të jenë të etur për të shprehur lirshëm mendimet e tyre dhe të dëgjojnë idetë e të tjerëve. Kur nxënësit janë në këtë nivel, udhëheqja e diskutimit në klasë bëhet më e lehtë për mësuesin dhe më frytdhënëse për nxënësin.

Mësuesi që çon në mësim vetëm një numër të kufizuar nxënësit të suksesshëm s’bën asgjë tjetër vetëm paraqet një veprim nxitës negative të pjesa e shumtë e klasës. Kjo i bën të humbasin gradualisht interesin për mësimin dhe krijojnë gërryerje serioze të klasës. Ky kontigjent nxënësish të dobët në mësime ngurrojnë mësuesit t`i ndihmojnë gjatë përgjigjeve të pyetjeve duke u kushtuar vëmendje të pakët, por edhe nervozizëm, herë – herë duke i kritikuar më shumë se të tjerët dhe ajo që është më keq mësuesit kërkojnë prej tyre më pak. Në orën e mësimit, kërkohen të nxiten të gjithë nxënësit, duke u dhënë këtyre një mundësi të barabartë për t’u përgjigjur. Këtu kujtoj një thënie të urtësisë popullore” Asgjë nuk sjell suksesin, ashtu siç e sjellë atë suksesi vetë”.

Së pari: Mësuesi kërkohet të jetë sistematik në përdorimin e skemave të ndryshme të të pyeturit.

Së dyti: Mësuesi duhet të mendojë, që pyetjet të jenë të niveleve të ndryshme, në fillim më të lehtat e shkallë – shkallë më të vështirat. Kjo ndihmon mësuesin e nxënësin në ruajtjen e punës më nivele të ndryshme motivuese.

Së treti: Aftësia dhe mjeshtëria e mësimit qëndron në dëgjimin e dy ose më shumë përgjigjeve dhe pasi bindet se nuk ka përgjigje nga nxënësit e tjerë, atëherë jep përgjigjet e planifikuara.

Së katërti: Pyeten përsëri nxënës për riformulimin e përgjigjeve. Kjo mënyrë e të pyeturit krijon një situatë gjithëpërfshirëse në klasë, duke aktivizuar nxënës të tjerë t’i përgjigjen pyetjes së shokut të klasës.

Së pesti: Seancat e të pyeturit në klasë, të jenë konstruktive, ku të respektohen mendimet e nxënësve, nxiten interesat e tyre dhe befasohen mendjet e tyre. Është shkrimi i dytë në llojin e tij, megjithatë, ka shumë teknika dhe strategji të tjera për të pyeturit efektiv, ku mjeshtëritë që përdori mësuesi i sotëm në hartimin e pyetjeve dhe trajtimin e përgjigjeve të nxënësve janë të shumta, dhe larmia e pyetjeve do të jetë përsëri të pranishme pasi ato janë pjesë e rëndësishme dhe e pa ndarë e mësimit.

Përmblodhi: Perparim Blakaj

2016 – Fakulteti i Edukimit –

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...