Taulant Sejdiu, diplomon në drejtimin Bussines Administration në Aurora University-Illionis

- Advertisement -

Shkollën fillore “Mitrush Kuteli” në Prishtinë e ka vizituar Taulant Sejdiu ish nxënës i cili tash jeton në Amerikë.

- paragrafi 1 -

Taulanti i vizitoi shkollën e tij dhe festoi diplomimin e tij në Amerikë në drejtimin Bussines Administration në Aurora University- Illionis.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Sot, dita jonë në shkollë u bë edhe më e bukur, më emocinale e më madhështore me vizitën e Taulant Sejdiut, ish nxënësit tonë i cili tash jeton në Amerikë.

Taulanti erdhi të na vizitojë, e bashkë me ne edhe për të festuar diplomimin e tij në Amerikë në drejtimin Bussines Administration në Aurora University- Illionis.

- Advertisement -

Taulanti gjithmonë ka shkëlqyer, si djalë i mbarë, shembullor, i edukuar dhe shumë inteligjent. Suksesi tij po na bënë krenarë edhe neve, mësimdhënësit e tij, sepse janë të shumta e të vazhdueshme, pasi që ai veç se ka filluar edhe me studime tjera, në master.

Bashkë me festën ,Taulanti e zbukuroi ditën tonë edhe me falënderimet për anagzhimin tonë, përkushtimin e madh që kemi ndaj profesionit, nxënësve e punës që e bëjmë me nder.